Policia amerikane ka nxjerrë pamjet e vrasjes së reperit të njohur, Slim 400.
Slim u qëllua për vdekje të mërkurën mbrëma në Inglewood. Një person i panjohur i afrohet reperit tek dera e veturës dhe nga afërsia e qëllon disa herë.
Reperi tenton të hidhet në qëlluesin e tij duke e sulmuar, por që vrasësi nuk ndalon së shkrepuri plumba në të.
Slim 400 u dërgua në spital pa shenja jete, ndërsa vrasësi nuk është kapur ende.