Barcelona do të garojë në Europa League për herë të parë që nga sezoni 2003/04.
Katalanët nuk arritën të kalojnë grupin e Champions League pasi u mposhtën në ndeshjen e fundit nga Bayern Munich dhe tashmë vazhdojnë garat në një nivel më poshtë.
Para tërheqjes së shortit, Barcelona ka gjashtë kundërshtarë të mundshëm për aventurën e re.
Nga kundërshtarët e radhës, më i vështiri mund të jetë Napoli, përcjell lajmi.net.
Po ashtu, një tjetër skuadër italiane që mund t’i vihet përballë Barcelonës është ajo e Lazios së Vedat Muriqit.
Rangers, Olympiacos, Braga e Dinamo Zagreb janë kundërshtaret tjera të mundshme.
Mbetet të shihet se çfarë do t’i servojë shorti skuadrës ‘Blaugrana’.