Katër fshatra të Drenasit, që 14 orë kanë mbetur pa energji elektrike.
Llapushniku, Arllati, Negroci e Vuçaku po ballafaqohen me ndërprerje të madhe të energjisë elektrike këtë javë.
Të mërkurën këto vende nuk patën energji elektrike për rreth 10 orë ndërsa që nga mbrëmë rreth orës 20:00 ata ende nuk kanë energji elektrike.
Banorët janë shprehur të revoltuar me këto ndërprerje të energjisë dhe sipas tyre kjo nuk ka ndodhur që një kohë të gjatë.