E ulët: Organizatorit të “Vrapo Babdimër” i vjedhën 40 kostume dhe i dëmtohet shtëpiza!

Organizatori, Jusuf Islami, i aktivitetit të përvjetshëm “Vrapo Babadimër”, ka njoftuar se në mëngjesin e së premtes i është dëmtuat shtëpiza e vendosur në sheshin “Nëna Tereza”.

Përveç kësaj, ai tha se i janë vjedhur edhe rreth 40 kostumeve.

Islami tregoi se tanimë ka njoftuar Policinë e Kosovës, e cila po merret me identifikimin e kryerësve të veprës.

“Edhe pse isha tash i ftuar musafir ne program te mengjesit ne RTK, e pa mundur te jem, fotografia flet vet, rreth 40 kostume te vjedhura dhe damtim i shtepizes!”, shkroi ai.

Organizatori Jusuf Islami ka bërë të ditur se “Bëhu Babadimër, jepi buzëqeshje një familje”, është motoja e aktivitetit të sivjetëm, që pritet t’i gëzojë rreth 700 familje në edicionin e tij të gjashtë. /IndeksOnline/