Një nga metodologjitë më të avancuara dhe bashkëkohore STEM, ka filluar të aplikohet për herë të parë në kuadër të edukimit të hershëm.
STEM është një program arsimor që përqendrohet në lëndët e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.
Fëmijët mësojnë fakte dhe një mënyrë të të menduarit që mund të zbatohet për të zgjidhur problemet e botës reale.
STEM paraqet një qasje unike ndaj mësimdhënies dhe të nxënit, një qasje që përqendrohet rreth stileve dhe interesave individuale të të nxënit tek fëmijët. Ndryshe nga përvojat tradicionale të arsimit në të cilat fushat lëndore përqendrohen si të veçanta, edukimi STEM thekson teknologjinë dhe integron lëndët në mënyra që lidhin disiplinat me njëra-tjetrën.
Stem në Kids Academy
Aktivitetet shkencore të përshtatura me grup moshën e fëmijëve dhe personeli i përkushtuar në aplikimin e kësaj metodologjie në KIDS Academy ka bërë që të aplikohet me sukses kjo metodë në praktikë
Duke analizuar potencialin e të nxënit në moshat e hershme dhe stimulimin për njohuri të reja tek fëmijët ka bërë që metoda STEM të gjej përshtatmshëri në këto grupmosha si dhe të krijoj bazë shumë të mirë njohurish për shkencën dhe ndërlidhjen e saj me procese jetësore.
“Përqendrimi në proceset e të menduarit logjik dhe në zgjidhjen e problemeve u mundëson fëmijëve të zhvillojnë shprehi të punës, punë grupore dhe të praktikojnë zgjidhje të problemeve.
Poashtu, përmes kësaj metode fëmijët zhvillojnë aftësitë ndërpersonale dhe menaxhimin e kohës, duke i ndarë projektet e mëdha në hapa të vegjël” , thotë në një prononcim për Telegrafin, mësuesja e metodës STEM në Kids Academy, Rina Zeneli.
Zeneli shton: Kjo metodologji stimulon fëmijët në zhvillimin e shkathtësive jetësore, përgatit fëmijët për zgjidhjen e situatave të komplikuara dhe ndihmon ata të zhvillojnë mendimin kritik, analitik, ngrit vetëbesimin dhe kreativitetin.
Pse STEM po merr kaq shumë vëmendje?
STEM lëviz përtej performancës së thjeshtë dhe fokusohet në zhvillimin e aftësive të të menduarit në nivel më të thellë duke e lidhur mësimin në klasë me botën reale.
STEM përgatit fëmijët me njohuri dhe shkathtësi adekuate për të qenë të suksesshëm përgjatë jetës së tyre. Kjo metodë është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj të kuptuarit se e ardhmja jonë do të ndërtohet mbi kapacitetin tonë për inovacion, shpikje dhe zgjidhje kreative të problemeve.