Këngëtari njohur nga Shqipëria, Stine, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Ai ka bashkuar forcat me producentin e artistin Alandy, kënga e të cilëve mban titullin “Am Do”.
Ky projekt është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe tani i plotë ndodhet në platformën YouTube.
Stine edhe këtë vit ka qenë mjaft aktiv dhe publikoi një sërë prurjesh që u mirëpritën nga publiku.
I njëjti i ka qëndruar besnik zhanrit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.