Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës njofton se sot mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe se zgjodhi Kryesinë e re:
Akademik Mehmet Kraja, Kryetar
Akademike Justina SH. Pula, Nënkryetare
Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor
Po ashtu me anë të një komunikate bëhet e ditur se Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë
Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj
Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore
Anëtar korrespondent Fetah Podvorica
Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës
Akademik Rauf Dhomi u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve.