Lajmi më i madh për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut që ka të bëjë me njërin ndër projektet më gjigande , atë të Korridorit 8 dhe 10 që tashmë është realitet.
Kjo është edhe një ndër të arriturat më të mëdha dhe madje historike të partisë shqiptare në pushtet BDI-së e drejtuar nga Ali Ahmeti .
Me këtë rast sot Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka njoftuar në Facebook se projekti më i madh infrastrukturor në historinë e vendin “Korridori 8 dhe 10″ ka marrë dritë jeshile nga Gjykata Kushtetuese.
Edhe pengesa e fundit ligjore në drejtim të realizimit të proektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë u tejkalua dhe tashmë do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka përcjellë TetovaSot.
“Mirënjohje e madhe drejt gjykatësve kushtetues për profesionalizmin e treguar, kolegëve ministra, deputetëve dhe të gjithëve që janë pjesë e realizimit të ëndrrës së madhe” u shpreh Grubi.
Po cfarë në fakt është ky projekt kapital. Korridori 8 zgjidhet në formën e autostradës në tërë tërësinë e vetë, duke përfshirë një lentë të tretë të autostradës në rrugën Tetovë-Gostivar, lidhje me autostradë nga Gostivari në Kërçovë, zgjidhje me autostradë Kërçovë-Ohër dhe Ohër-Strugë-Qafë Thanë, d.m.th qytetarët tanë që nga Qafë Thana e deri në Bllacë me Republikën e Kosovës apo edhe me kufijtë tjerë do të ngasin makinat e tyre nëpër një autostradë moderne.Modernizimi i Korridorit 8 dhe rikonstruktimi i tij është prej një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes rajonale dhe bashkëpunimit, si një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe me rëndësi të madhe ekonomike për Republikën e Maqedonisë së Veriut.Me këtë po vazhdohet me investimin në drejtim të përmirësimit të cilësisë së rrjetit rrugor dhe ngritjen e sigurisë në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian.