Leonora Jakupi paralajmëron albumin e ri “Amël” dhe tregon se publikohet më 10 dhjetor

Ajo ka ndërtuar një karrierë të bujshme prej kohësh dhe tani është shndërruar në një nga yjet më të pëlqyer në estradë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Leonora Jakupi, e cila deri më tani ka sjell një sërë projektesh të suksesshme.

Në një njoftim të fundit të bërë në rrjete sociale, ajo ka zbuluar për fansat se po vjen me një album të shkurtër të quajtur “Amël”.

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

“Amël”, “A kaloi”, “Dashnia jeme”, “Hajde Nxima”, “Centin e fundit” – janë këngët e albumit të ri të Jakupit.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të Leonorës (pa ndërhyrje):

“Me te dashurit e mij sonte po ju prezantoj me nje mini Album i cili do te jete ne dispozicionin tuaj diten e premte date 10 dhjetor! Keto 5 kenge jane ne fakt 5 gure te cmuar per mua personalisht sepse i kam punuar me miqt e mi por jo vetem, me ata te cilet kam vendosur gurin e pare ne karrieren time muzikore, Armendi dhe Aida kane qene ata me te cilet kam punuar Albumin tim te pare, jam rritur me muziken e tyre, jam perlotur me tekstet e tyre dhe kam kenaqesine te jap e te percjell edhe une tek publiku nje pjese te shpirtit tim dhe te shpirtit te tyre.

Me kane kthyer pas ne kohe ne cdo varg e ne cdo note nga momenti se kush isha kur e nisa karrieren muzikore, ne vitin 96 kur cdo gje ishte me e veshtire, shume trishtim e dhimbje te shpirtit e kane sheruar ata permes muzikes.

Miqt e mire jane ata qe ne te vertete te shoqerojne ne cdo etape te jetes dhe mbi te ghitha i rezistojne kohes sic e kane bere ata me mua.

Armend dhe Aida, ju kam te shpirtit ne cdo hap te karrieres time si koleg e miq, prandaj ju falenderoj nga zemra

Falenderoj shume qe ishin pjese e ketij projekti po ashtu @fatjonmiftari @ylllimani qe nuk kursyen asgje qe projekti te ishte ashtu sic ne bashkarisht e kishim menduar!

Mikun tim te shpirtit @valdrinsahitiofficial i cili ne cdo kohe per cdo gje eshte ne dispozicion te projekteve te mija !

@maxproductional Bledin qe ka punuar fort e pa pertese bashk me ekipin qe te vizualizohen sic duhej kenget e mija! @sami.leka qe ta kam nxi jeten per montazhin por ti qe nuk lodhesh kurr dhe pa diskutum je me i miri

Dy dashurite e mija @sellmakasumoviq @kacilleshi ju du pa fund!

Krejt ky realizim nuk do te ishte i kompletuar pa @andilekaj @lilasopii @anxhelafaber @arkivashqip”.