‘Të gjithë e duan një brune’ – Fifi duket bukur me pamjen e re

Filloreta Raçi ka qenë një prej pjesëmarrësve më të përfolur në edicionin e Big Brother VIP, por hoqi dorë nga qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kantautorja e njohur shprehu dëshirën për të dalë dhe për qëndruar e lirë me njerëzit e saj më të dashur.

Ajo i është kthyer normalitet dhe duket se është duke e shijuar jetën jashtë shtëpisë dhe fokusit të vazhdueshëm të kamerave.

(Foto: Instagram/fifi.official.fr)

Ndërkohë që i mban të informuar fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale përmes imazheve që i shpërndan në Instagram.

Ajo duket të ketë bërë një ndryshim në dukjen e saj duke u shndërruar në brune, teksa ndjekësit e kanë pëlqyer pamjen e re.

(Foto: Instagram/fifi.official.fr)

“Të gjithë e duan një brune”, ka shkruar në përshkrimin e fotografive të shpërndara në Instagram që për pak minuta kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.