Artistja e njohur e estradës shqiptare, Kida, ka nisur punën prej kohësh për një album të ri.
Këngëtarja, që filloi karrierën në një moshë shumë të re, po vjen për herë të parë me një album.
Ajo së fundmi ka prezantuar edhe kopertinën e këtij projekti madhështor, në të cilën shfaqet provokuese dhe me shumë stil e veshur në të bardha.
“Pas një viti punë dhe përpjekjesh, jam krenare t’iu prezantoj kopertinën e albumit tim të parë”, kanë qenë fjalët e Orhidea Latifit (emri i vërtetë i Kidës).
Reagimet në pjesën për komente kanë qenë të shumta, fansat e miqtë e së cilës i kanë ofruar mbështetje të madhe.
Megjithatë, Kida deri më tani nuk ka zbuluar akoma titujt e këngëve që do të sjellë apo edhe bashkëpunimet.
Mbetet për t’u parë në vazhdim se çfarë ka përgatitur kaq kohë të gjatë për fansat e publikun.