Ndjenja e vazhdueshme e të ftohtit në trup nuk është vetëm e pakëndshme, por mund të jetë edhe simptomë e disa problemeve më serioze shëndetësore.
Nëse ndjeni të ftohtë kur dilni në dëborë, kjo ka kuptim, por nëse dridheni vazhdimisht dhe madje edhe kur të gjithë të tjerët djersiten, është koha të mendoni pak se çfarë duhet të bëni.
Ja cili mund të jetë shkaku i problemit tuaj dhe si mund ta zgjidhni atë.
Ju keni një peshë të ulët trupore – Nëse jeni shumë i dobët, kjo mund të jetë një nga arsyet pse jeni gjithmonë të ftohtë dhe pse nuk mund të ngroheni.
Para së gjithash, një indeks i ulët i masës trupore (BMI) do të thotë gjithashtu se nuk keni yndyrë të mjaftueshme trupore për t’ju mbrojtur nga moti i ftohtë, shpjeguan ekspertët. Do të ishte e mençur të flisni me një mjek i cili do t’ju sugjerojë se si të arrini një peshë të shëndetshme sa më lehtë.
Hipotireoza – Një nga shenjat e hipotiroidizmit është ndjenja e vazhdueshme e të ftohtit, që do të thotë se gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroide. Pa ekuilibër kur bëhet fjalë për këtë hormon, metabolizmi ngadalësohet dhe parandalon prodhimin e një sasie adekuate të nxehtësisë.
Kjo gjendje është më e zakonshme tek gratë që kanë mbetur shtatzënë së fundmi ose janë mbi 60 vjeç. Nëse mendoni se ky është një problem në rastin tuaj, është e nevojshme të vizitoni një mjek i cili do t’ju përshkruajë ilaçe.
Mungesa e hekurit(Anemia) – Mungesa e hekurit në organizëm është një nga arsyet kryesore të ndjenjës kronike të të ftohtit. Hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të bartin oksigjenin në mënyrë që të prodhojë nxehtësi. Hekuri është i rëndësishëm sepse mund të ngadalësojë funksionin e tiroides, gjë që mund të çojë në hipotiroidizëm.
Nëpërmjet një analize gjaku, tashmë mund të merrni diagnozën e duhur nga mjeku juaj dhe në varësi të shkallës së rëndë të anemisë, ai do të përshkruajë suplemente ose thjesht do t’ju këshillojë të konsumoni ushqime që përmbajnë hekur.