Jennifer Lawrence, fituesja e ‘Oscar’ është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, teksa do të jetë pjesë e filmit të ardhshëm të Netflix, “Don’t Look Up”.
31-vjeçarja zbulon së fundmi se xhirimet e këtij filmi me bashkë-yjet Leonardo DiCaprio dhe Timothee Chalamet kanë qenë ferr.
“Ishte dita më e bezdisshme në jetën time”, i tha ylli i “Hunger Games” Stephen Colbert gjatë një bisede në emisionin e tij të së hënës.
Nga xhirimet e “Don’t Look Up” (Foto: Netflix)
Dita në fjalë ishte një skenë që DiCaprio, 47 vjeç dhe Chalamet, 25 vjeç, po filmonin me Lawrence në një makinë.
“Më çmendën atë ditë”, u shpreh ajo.
“Unë nuk e di se çfarë ishte”, vazhdoi aktorja. “Timothee ishte thjesht i emocionuar që ishte jashtë shtëpisë [pas bllokimit pandemik]. Mendoj se ishte skena e tij e parë. Dhe Leo kishte zgjedhur këngën që po luhej në makinë dhe ishte thjesht… Ajo këngë kishte të bënte me… e dini… blah, blah, blah”.
Jennifer Lawrence dhe Leonardo Di Caprio (Foto: Film Magic)
Aktorja e “Silver Linings Playbook” vuri në dukje: “Më kujtohet se isha në mjerim absolut atë ditë. Ishte ferr”.
Megjithatë, megjithë zhgënjimin e saj me dy kolegët, Jennifer pranoi se ishte ‘e bukur’ të xhironte me DiCaprio, Chalamet, si dhe me aktorët e tjerë Meryl Streep, Jonah Hill, Tyler Perry dhe Chris Evans.
Jennifer Lawrence në “Don’t Look Up” (Foto: Netflix)
“Don’t Look Up” debuton në kinema më 10 dhjetor dhe në Netflix më 24 dhjetor.
Filmi i zhanrit komedi përqendrohet te dy astronomë (DiCaprio dhe Lawrence), ndërsa ata përpiqen të paralajmërojnë liderët botërorë për një asteroid që po shkon ta shkatërrojë tokën.