Vajza e Will dhe Jade Smith ka tërhequr vëmendjen e opinionit me disa fotografi të reja provokuese me të dashurin e saj të ri.
21-vjeçarja Willow e ka kaluar fundjavën në Miami duke u argëtuar me këngëtarin De’Wayne.
Vëmendjen e kanë marrë në veçanti puthjet dhe fotografitë në poza intime, kur kihet parasysh se ajo është në një lidhje afatgjate me Tyler Cole.
Në fakt, vajza e çiftit të famshëm e praktikon poliamorinë që nënkupton të kesh më shumë partnerë në të njëjtën kohë.
Këtë gjë Willow e kishte pranuar në emisionin e nënës së saj, Jada Pinkett Smith, e cila po ashtu ka një martesë të hapur me bashkëshortin e saj, Will Smith.
Jada dhe Will qe disa vite praktikojnë lidhjen me persona të tjerë dhe nuk e konsiderojnë asgjë të pazakontë në lidhjen e tyre.