Ajo gjatë këtij viti bëri të ditur se ka bashkëpunuar me markën e të brendshmeve “Adore Me”.
Teksa ndodhemi në prag të festave të fundvitit, e Krishtlindjeve, këngëtarja Bebe Rexha ka prezantuar koleksionin e ri të kësaj marke.
Ylli nga Dibra ka shpërndarë disa fotografi të reja në InstaStory, nëpërmjet të cilave tregon modelin e ri të sytjenave e po ashtu ka vënë në pah gjoksin.
“Definitivisht seti im i preferuar i Krishtlindjeve është sikur jam një dhuratë”, u shpreh biondja.
Adore Me ndërkohë vazhdon të jetë e hapur për përfshirjen në industrinë e modës dhe u shërben miliona klientëve me të brendshmet e saj përfshirëse që sjell të gjitha stilet në të gjitha llojet e trupit.
Për ta bërë botën një vend më gjithëpërfshirës, Adore Me dhe Bebe krijuan një koleksion kapsulë me tre pjesë që feston besimin, inkurajon një aleancë të fortë me komunitetin LGBTQ +, e bën modën e qëndrueshme të arritshme për të gjithë dhe siguron që kjo do të jetë një verë për tu kujtuar.