Kryetari i zgjedhur i Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar për ndarjen nga jeta të aktivistit të Vetëvendosjes, Nebi Qeliku.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij.
Postimi i plotë i Hysenit:
Me keqardhje u lajmërova sot për ndarjen nga jeta të aktivistit Nebi Qeliku. Në emër dhe të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta e më të thella miqve dhe familjarëve të tij.
Në Lëvizje ne bëhemi një familje, andaj dhe ngjarje të tilla na trishtojnë, kur rikujtojmë momentet që i kemi kaluar bashkarisht dhe mundësinë për ta njohur njëri-tjetrin mbi të gjitha në nivel human.