Elezaj emëron një grua nënkryetare të komunës së Klinës

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka emëruar nënkryetare të komunës, Marqe Selmanajn.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, vet Elezaj.

Kryetari i Klinës ka shkruar se emërimi i grave profesioniste e me vlera, në pozita udhëheqëse ka qenë një nga premtimet e fushtatës së tij.

Sot kam emëruar nënkryetare të komunës znj. Marqe Selmanaj.

Marqja ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe po ashtu ka ndjekur edhe disa programe speciale për mësimdhënie, udhëheqje arsimore, certifikatë për drejtor nga Unioni Evropian dhe trajnime tjera nga organizata ndërkombëtare në lëminë e arsimit parauniversitar.

Ajo, po ashtu, ka përvojë̈ mbi dy dekada në arsim, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë në shkollë, ku ka treguar rezultate fantastike e është vlerësuar në mënyrën më të mirë për përfomancën e  saj në udhëheqje.

Emërimi i grave, profesioniste e me vlera, në pozita udhëheqëse ka qenë një nga premtimet e mia të fushatës, të cilin do ta mbajmë.

Urime, Marqe!

Na priftë e mbara!