Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, i cili u kap pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Kosovë.
Arrestimi ndodhi në Leposaviq, më konkretisht në fshatin Postenjë.
“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është konfiskuar”, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.