“Jashtë mesazhet e letrat nuk kanë funksionuar”, Donaldi flet për raportin me Borën dhe lidhjen e re me Beatrix

Marrëdhënia e krijuar në mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ku përfshihet edhe prezantuesja Bora Zemani po vazhdon të përflitet akoma dhe të jetë një nga temat më të diskutuara në rrjete sociale.

Ky raport është komentuar edhe brenda shtëpisë, gjersa shumë prej banorëve menduan se me yllin e “Përputhen” janë çift shumë i bukur dhe se shkojnë shumë.

Një pjesë e tyre, Arjola, Iliri, theksuan se nevojitej një mesazh për Borën, por Donaldi kishte një përgjigje.

“Një mesazh një letër mund të ishte bukur për publikun por kur ishim jashtë mesazhet dhe letrat nuk kanë funksionuar”, tha ai, referuar marrëdhënies me Zemanin.

Në anën tjetër në lidhje me Beatrix, aktori nga Vlora tha që nuk e ka ndaluar veten në asnjë moment, ndonëse e dinte që kjo do t’i ndikonte për keq tek loja.

Beatrix Ramosaj: Momenti im erdhi tani, më lini ta shijoj

“Nuk kanë qenë të lehta ka qenë presion shumë i madh, nuk e prisja dhe e dija që e gjithë kjo situatë do të ishte në disfavor, thjesht nuk e ndalova veten time. Kur diçka dua ta bëj nuk doja ta gënjeja veten time as për këtë lojën këtu brenda dhe për asgjë tjetër”, u shpreh Donaldi.

Beatrix po ashtu theksoi se me Veshajn ndjen shumë ngrohtësi kur është me të dhe se do ta shijojë këtë eksperiencë.

“Vajzat dhe djemtë kanë qenë të mirë, të gjithë e kishin të qartë që Donaldi ishte beqar dhe kjo më ka shtyrë edhe pak më kanë bërë të ndihem mirë. Di të them që ne nuk i kemi në dorë mendimet e të gjithëve, por ta shijojmë këtë eksperiencë. Ndjej shumë ngrohtësi kur jam afër tij”, tha ajo.