Rihanna dinë si të paraqitet me shumë stil edhe gjatë sezonit të dimrit.
Mbretëresha e popit doli me një tjetër pallto me modë, teksa shijoi një mbrëmje romantike me të dashurin e saj, ASAP Rocky në restorantin “Cipriani” në New York.
Rihanna, 33-vjeçe, emri i vërtetë Robyn Rihanna Fenty, dukej e lezetshme me xhaketën e madhe dhe një çantë Gucci, ndërsa i dashuri i saj reperi, Rakim Athelaston Mayers, ecte pas saj.
Ylli me siguri ka shumë për të festuar kohët e fundit, pasi u shpall hero kombëtar nga vendlindja e saj Barbados muajin e kaluar, shkruan DailyMail.
Krijuesja e hitit “Umbrella” u nderua nga kryeministrja Mia Mottley në një ngjarje që shënoi statusin e ri të Barbados si republikë, ku mori pjesë edhe Princi Charles.
Duke iu drejtuar yllit të pop-it me emrin e saj të vërtetë, kryeministrja tha: ‘Robyn Rihanna Fenty nesër në mëngjes do t’i ketë dhënë asaj urdhrin e heroit kombëtar të Barbados’.
Themeluesja e “Fenty Beauty” u thirr më pas nga vendi i saj për të pranuar këtë nder.
“Në emër të një kombi mirënjohës, por një populli edhe më krenar, ne ju paraqesim, të emëruarën, për hero kombëtar të Barbados. Dhe për të pranuar në emër të një kombi mirënjohës – ambasadoren Robyn Rihanna Fenty, vazhdo të shkëlqesh si një diamant dhe t’i sjellësh nder kombit tënd”, u shpreh kryeministrja e Barbados.
Rihanna – e cila ka lindur në famullinë St Michael të Barbados – mori famë në 2005 pasi u vu re nga një producent dhe që atëherë është bërë një nga artistet femra më të suksesshme të të gjitha kohërave me shitje mbi 250 milionë dhe së fundmi ka arritur statusi miliarder përmes markës së saj të bukurisë “Fenty”.
Kjo vjen pas një lëvizjeje historike për Barbadosin, i cili është bërë republikë pas gati 400 vjetësh dhe mirëpret presidenten e saj të parë, Sandra Mason, pasi hoqi Mbretëreshën Elizabeth si kreun e shtetit.
Ndërkohë, sa I përket jetës private të yllit të muzikës, së fundmi thuhet se Rihanna është në pritej të fëmijës së parë me reperin, ASAP Rocky.