Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, thotë se duhet të përshpejtohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që Ballkani Perëndimor të përfitojë nga plani i investimeve ekonomike.
“Kosova duhet të jetë pjesë e integrimit rajonal ekonomik”, deklaroi Varhelyi.
Ai inkurajoi Kosovën ta shfrytëzojë mundësinë e këtij plani.
“Kjo do të thotë përshpejtim i identifikimit të iniciativave madhore. Fillimi i punimeve të autostradës Nish-Prishtinë tregon se ky plan është në veprim”, tha Varhelyi.
Këto komente ai i bëri në një konferencë të përbashkët për medie me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, dhe kryeministrin Albin Kurti, për takimin e katërt të këshillit të Stabilizim-Asociimit.