Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë të cilët sot u betuan në Kuvendin Komunal me flamur kombëtar.
Mushkolaj në një postim në Facebook është shprehur se VV iu është kthyer “forës së lodhtë me flamuj kuq e zi”.
Ai më tutje ka thënë se as vetë ata nuk i besojnë, siç e quan ai “kësaj foreje”.
“Mbase me e kompensu sadopak paraqitjen me fusnotë të Albin Kurtit në Bruksel”, tha Mushkolaj.