Sot, me 7 dhjetor 2021, në ambientet e zyrës të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Kryetari dhe Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, priti përfaqësuesit e KFOR-it britanik.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri dhe nënkryetari Avdi Hoti falënderuan përfaqësuesit e KFOR-it britanik për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen që po afrojnë për Policinë e Kosovës me te cilët diskutuan për mirëqenien e policëve, lidhjen e urave të bashkëpunimit mes Sindikatës së PK-së dhe KFOR-it britanik me seli në Prishtinë për të mirën e të dy institucioneve si KFOR-i dhe Policia e Kosovës.
Përfaqësuesit e KFOR-it britanik, tha se një nga detyrat e misionit të KFOR-it britanik është edhe mbështetja e institucioneve të sigurisë, në veçanti për PK-në e cila është bartësja kryesore e sigurisë në Kosovë.Sindikata e Policisë së Kosovës me këtë rast falënderon përfaqësuesit e KFOR-it britanik që po shprehin interesim për mbështetje që do të rrisin edhe më tej nivelin e profesionalizmit të zyrtarëve të PK-së dhe do të ndihmojnë në kryerjen e detyrave me metoda më bashkëkohore.