Njihet si Bora Zemani, por emri i saj i vërtetë është ndryshe!

Emri i prezantueses së njohur shqiptare, Bora Zemani, së fundmi është lakuar shumë në media për shkak të historisë së saj me Donaldin.

Puthja brenda shtëpisë dhe së fundmi historia e Donaldit me Beatrix, duke lënë ‘pezull’ marrëdhënien me moderatoren jashtë, ka bërë që Zemani të jetë akoma më shumë pjesë e shtypit rozë. Por një gjë mbase nuk e keni ditur për të, dhe ka të bëjë me emrin e saj të vërtetë.

Bora në fakt quhet Borana, dhe këtë e pati treguar në një intervistë rreth tre vjet më parë për Revistën Class.

“Të gjithë e njohim bukuroshen e ekranit si Bora, por emri i saj i vërtetë është më i gjatë se kaq. E ëma e Borës, në vitin ’92, kur erdhi në jetë Bora e bardhë më 9 janar, kishte parë në Teatrin e Operës dhe Baletit operën shqiptare “Borana”. Aty është frymëzuar për ta pagëzuar të bijën me emrin “Borana”. Në fakt, kjo është hera e parë që Bora e tregon këtë detaj interesant për veten dhe emrin e saj të vërtetë”, thuhet në shkrimin dedikuar moderatores.