Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Raportin financiar për periudhën e përfunduar më 30 shtator 2021.
Në mbledhjen e sotme u miratua edhe zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendeve Komunale në Lipjan, Suharekë, Graçanicë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Partesh dhe Pejë.
Anëtarët e KQZ-së miratuan edhe projektin dhe agjendën për punëtorinë “Mësimet e nxëna për zgjedhjet e lokale 2021”, përfshirë buxhetin.
Në mbledhje u miratua edhe Raportit i shpenzimit të derivateve për veturat në periudhën janar-shtator 2021.