Rrëshqitje dheu në Restelicë, nevojitet ndërhyrje urgjente

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha ka njofuar se mbrëmë ka pasur rrëshqitje dheu në Restelicë.

Ai thotë se lëvizja tashmë është e vështirësuar dhe se qasja në disa shtëpi është e bllokuar.

Tutje ai kërkoi nga të gjitha shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm

U Restelici je došlo do novih klizišta. Klizišta koja su se dogodila poslednjih dana a posebno večerašnja, ugrožavaju žitelje. Kretanje je već otežano. Prilaz prema nekim kućama je blokiran. Alarmiram sve nadležne službe da hitno reaguju i spreče dalje pogoršanje.

Adem Hodža

RREZIK NË RESTELICË: NEVOJITET NDËRHYRJE URGJENTE NGA SHËRBIMET KOMPETENTE

Rrëshqitje të reja dheu kanë ndodhur në Restelicë. Rrëshqitjet që kanë ndodhur ditët e fundit dhe sidomos mbrëmjen e sotme, po rrezikojnë banorët. Lëvizja tashmë është e vështirësuar. Qasja në disa shtëpi është e bllokuar. Alarmoj të gjitha shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm.