Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama në një ceremoni solemne ka bërë betimin.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar.
Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29.17 për qind.
Ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42.54 përqind të votave.
Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50.98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49.02 përqind.
Komuna e Prishtinës është drejtuar nga Shpend Ahmeti për dy mandate radhazi.
I njëjti ishte i pranishëm edhe në ceremoninë e sotme të betimit të Përparim Ramës.