Arben Vitia mungon në mbledhjen inauguruese të Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës

Ka filluar të mbahet mbledhja inauguruese ku janë duke u betuar anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe kryetari i zgjedhur, Përparim Rama.

Në mesin e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës është edhe Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili doli i dyti në garën për Prishtinën, por ai nuk është parë në inaugurim.

Mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës ka filluar në orën 10:00.

Në këtë mbledhje është parë edhe ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili do të bëjë dorëzimin e detyrës.