Konduktori ia kërkoi dëshminë e vaksinimit, i moshuari kosovar i kthehet ashpër

Një rast i çuditshëm ka ndodhur dje në një prej autobusëve të trafikut urban në kryeqytet.

Një qytetar i është kthyer ashpër konduktorit që ia ka kërkuar dëshminë e vaksinimit.

Ai i thotë që të dalë jashtë dhe e ofendon.

“Dil jashtë more. Dil jashtë” dëgjohet duke thënë qytetari.

Ndryshe, me masat e reja anti-Covid, udhëtarët obligohen që të kenë dëshminë e vaksinimit ose dëshminë e testit se janë negative.

Nëse se kanë njërën prej këtyre dëshmive, ata duhet të largohen nga autobusi në stacionin e ardhshëm dhe s’do të ju kthehet pagesa.

Kontrolla për këto dëshmi do të bëhet pasi udhëtarët të ulen.