Kryeministri Albin Kurti do të realizojë një vizitë në Bruksel në Këshillin e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.
Sipas agjendës së bërë të ditur nga Këshilli Evropian, takimi do të mbahet nga ora 11:30.
Në këtë takim do të shqyrtohet gjendja e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
Në fund të takimit, rreth orës 14:00, parashihet të mbahet një konferencë për shtyp.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano bëri të ditur se Kosova dhe Serbia nuk kanë gatishmëri për t’u takuar në kuadër të dialogut.
“E kemi bërë shumë të qartë, pas dy takimeve këtë vit, që parakusht për takimin e radhës duhet të jetë gatishmëria e të dyja palëve që të dakordohen rreth rezultateve konkrete për të mirën e qytetarëve të tyre. Kontaktet e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri (Josep Borrell) dhe diplomacia e Përfaqësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak treguan që aktualisht nuk ka gatishmëri”, tha Stano.