Vetura godet këmbësorin në Prishtinë, gjendja e tij shumë e rëndë

Dje në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, rreth orës 17:39 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.