Lidhja e Donaldit me Beatrixën brenda shtëpisë zgjoi reagime të ashpra në rrjet madje u përfshinë edhe shumë fytyra publike të ndarë pro dhe kundër.
Nga një pjesë e madhe kjo situatë u mor si tradhëti ndaj Borës, e cila po e priste jashtë për t’u sqaruar pas takimit dhe puthjes që shkëmbyen në emision.
Por një pjesë e atyre që ishin fansa të Borës dhe Donaldit kanë kaluar limitet duke dalë në rrugë e protestuar kundër Donaldit.
Fillimisht fotografia e shpërndarë u mor me dyshime por ditën e djeshme në Fan Club u bë temë diskutimi dhe u mësua se ngjarja kishte ndodhur vërtetë.
“Donaldi nuk është vlonjat. Është i ardhur nga fshatrat e Fierit”, ishte shprehur një nga të pranishmit.
Kjo situatë nga të pranishmit në studio u krahasua me Selena Gomez dhe Justin Bieber, ku ka shumë fansa të cilët duan ti shohin ata të akoma bashkë, njejt sikurse Donaldin me Borën tani.