Yjet e “Vanderpump Rules”, Raquel Leviss dhe James Kennedy i japin fund fejesës

Raquel Leviss dhe James Kennedy kanë anuluar fejesën e tyre.

Yjet e “Vanderpump Rules” e bënë njoftimin përmes një postimi në Instagramit të dielën (5 dhjetor) me një deklaratë të përbashkët dhe ‘selfie’ që duket se është bërë në skenën e ribashkimit të serialit.

“Pas këtyre 5 viteve të mrekullueshme që patëm së bashku, vendosëm se kishim dy synime të ndryshme dhe morëm vendimin për të anuluar fejesën,” shpjeguan Leviss, 26 vjeç dhe Kennedy, 29 vjeç.

“Ne e duam shumë njëri-tjetrin, por nuk jemi më të dashuruar. Ne duam më të mirën për njëri-tjetrin, kështu që ju lutemi mbani jepni mendime pozitiv. Ju dërgojmë dashuri”, thuhet tujet në postimine tyre.

Të dy Leviss dhe Kennedy mbyllën komentet në postimet e tyre për të shmangur çdo negativitet nga ndjekësit e tyre, shkruan PageSix.

Foto: Getty Images

Sipas disa fotove dhe videove të shpërndara në InstaStory, duket se episodet e ribashkimit të “Vanderpump Rules” mund të jetë filmuar gjatë vikendit të kaluar.

Njoftimi se Leviss dhe Kennedy janë ndarë vjen vetëm shtatë muaj pasi u fejuan. Para këtij momenti ata kishin qenë në një lidhje për pesë vjet.

Megjithatë, hera e fundit që Leviss postoi një foto me Kenedin në burimin e saj ishte 16 nëntori.