Çmimet e derivateve kanë filluar të bien kudo. Një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe për Kosovë, por ende nuk ka ndodhur. Çmimet e naftës e benzinit vazhdojnë të jenë të larta kudo në vend.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani kishte paralajamëruar rënie të ndjeshme të çmimeve për këtë javë, gjë e cila ende s’po ndodhë.
Edhe sot në tregun kosovar, çmimet e derivateve në Kosovë, variojnë nga 1.16 deri 1.20 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25, aq sa ishin që javët e fundit.
Ndërkohë, rënie e ndjeshme e çmimit është parë në tregjet rajonale dhe botërore. Qeveria kroate shfuqizoi sot dekretin për çmimin e kufizuar të karburantit.
“Rregullorja për çmimin e kufizuar të derivateve po shfuqizohet, duke pasur parasysh se ka pasur rënie të çmimit të naftës në tregjet botërore dhe se për këtë arsye është e nevojshme të miratohet një dekret që ndalon vlefshmërinë e rregullores së mëparshme për karburantet” ka thënë kryeministri kroat Plenkovic.