Ka ndërruar jetë dje senatori republikan Bob Dole.
Vdekja e tij ka prekur shumë figura publike, përfshirë edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
ta-revive-zoneid=”147″ data-revive-id=”03dd77049c6a3814a84b96840f82b159″>Përmes një shkrimi në Twitter, Biden ka thënë se Dole ka qenë një njeri i admiruar nga amerikanët, një njeri me nder dhe integritet.
“Bob Dole ishte një njeri për t’u admiruar nga amerikanët. Ai kishte një ndjenjë të pagabueshme integriteti dhe nderi. Zoti e bekoftë dhe kombi ynë të mbajë përgjithmonë trashëgiminë e tij të mirësjelljes, dinjitetit, humorit të mirë dhe patriotizmit”, ka shkruar Biden.
Dole ishte senator i Kansasit, kandidat për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 1996, si dhe mik i dashur për Kosovën.