Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili e ka gjuajtur me armë zjarri një qen, të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 19 fishekë nga i dyshuari.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë, 05.12.2021-16:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak të dyshimit se para dyerve të shtëpisë së tij kishte gjuajt me armë zjarri në drejtim të një qeni pronë e viktimës mashkull kosovar. Si pasoj e rastit qeni i viktimës kishte marr plagë në këmbë dhe viktima e kishte dërguar te veterineri. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 19 fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.