Flori Mumajesi ka një përgjigje për ata që e kritikuan se mbështeti Donaldin dhe Beatrixin

Marrëdhënia mes Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj ka shkaktuar shumë “zhurmë” në rrjet. Komentet ndaj dy banorëve të shtëpisë së BB VIP kanë qenë të ashpra dhe ofenduese. Shumë kanë kritikuar aktorin e humorit se ka nisur një lidhje në një kohë kur kishte lënë pezull raportin me Bora Zemanin, të cilën e puthi publikisht dhe madje i dhuroi një varëse për 3 vjetorin e njohjes.

Ndërsa Beatrix është kritikuar se ka ndërhyrë mes tyre. Ndër personazhet publikë që kanë treguar mbështetjen për Donaldin është dhe Flori Mumajesi. Kantautori ndau një sekuencë nga puthja e dyshes shoqëruar me tingujt e muzikës së tij. Mirëpo, dikush i ka çuar një mesazh ”Unfollow” dhe Flori ia ka kthyer: “Faleminderit”.

 

Dhe Elgit Doda ka dalë krah Donaldit, me të cilin bashkëpunoi dhe për një këngë dedikuar Borës. Në një postim në Instastory, ai shkruante: “Amaa një punë e bëjmë mirë ne shqiptarët. Gjykimi. Ps: Vreni mer punt e juja, mos u merrni me dynjon. Lepurusha.”