Adele do të martohet prapë se i mungon jeta bashkëshortore

Adele ka pranuar se i mungon martesa dhe se është sërish e hapur ndaj saj. Këngëtarja aktualisht është në një lidhje me agjentin sportiv Rich Paul dhe e bëri këtë koment pasi u pa me një unazë në gishtin e martesës.

Teksa merrte pjesë në Sirius XM, ajo pranoi: “Unë jam patjetër e hapur për martesë përsëri. Ndjenja që kisha kur isha i martuar ishte ndjenja më e sigurt që kam pasur ndonjëherë në jetën time.”

Duke folur për marrëdhëniet në çift, Adele zbuloi se gjërat te ajo kanë ndryshuar me moshën.

“Ka rëndësi që të uleni si dy të rritur e të flisni se si do t’i ndani jetët tuaja. Duhet të respektoni njëri-tjetrin qetësisht ose asgjë nuk do të zgjidhet”, u shpreh në vazhdim Adele, duke pranuar se prania e fëmijës i bën gjërat detyrimisht më të qeta mes një çifti.