Arrestohen 14 persona në Gjakovë; organizonin lojëra fati

14 persona në Gjakovë janë arrestuar pasi të njëjtit kanë zhvilluar lojëra fati në një lokal.

Sipas Policisë, 13 nga të dyshuarit janë liruar pas intervistimit.

Ndërkaq, njëri prej tyre, që ishte pronar i lokalit, është dërguar në mbajtje.

Policia ka arritur të arrestojë edhe bashkëpronarin e lokalit, për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Ky i fundit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 1 pas mesnate.