Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjendur dje pa shenja jete në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:47.

Viktima mësohet të jetë shtetas kosovar, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe prokurori, të cilët edhe po merren me hetimin e rastit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

“Viktima kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.