Ja për çka ishin shenjat e kuqe në fytyrat e futbollistëve në derbin Prishtina – Drita?

Jemi mësuar t’i shohim futbollistët me njolla të kuqe në fytyrë në Serie A, por nga kjo e diel ata u panë edhe në Kosovë.

Shumëkush pyeti se përse i kanë ngjyrosur fytyrat dhe këtë e ka shpjeguar Federata e Futbollit të Kosovës.

FFK i është bashkuar nismës së Ministrisë së Drejtësisë, duke u bërë pjesë e fushatës globale ’16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore’.

Njoftimi nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës  i është bashkuar nismës se Ministrisë së Drejtësisë, duke u bërë pjesë e fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”.

Në derbin e javës së 17-të të BKT Superligës, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, futbollistët e të dyja skuadrave, trajnerët dhe gjyqtarët kanë pasur nga një shenjë me ngjyrë të portokallët në faqe për ta mbështetur këtë fushatë sensibilizuese.

Futbolli për të gjithë!