“Miss Universe Kosova 2020”, Tuti Sejdiu, së fundmi është mirëpritur në takim nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri.
Demiri postoi disa fotografi ku shihet përkrah Tuti Sejdiut, ndërsa i urojë fat në përfaqësimin e Kosovës në edicionin e 70-të “Miss Universe”.
“Një mirëseardhje speciale për Tutti Sejdiu! I urojmë asaj fat të mirë gjatë konkursit të 70-të të Miss Universe që do të mbahet në Eilat-Izrael”, ka shkruar Demiri në statusin e saj.
Kujtojmë që Sejdiu ka udhëtuar në Izrael për të përfaqësuar Kosovën në “Miss Universe”, që pritet të mbahet me 13 dhjetor.
Para nisjesh për në Izrael, Tuti në një postim në Instagram, u shpreh se po ndjekë një ëndërr të saj dhe se shpreson që do të arrijë të përfaqësoj denjësisht Kosovën.
“Sa emocion! Po nisem drejtë rrugës për të ndjekur ëndrrën time ta përfaqësoj Kosovën në Izrael ku do të mbahet gara botërore e Miss Univers. Uroj që gjatë kësaj eksperience do të arrijë të ju bëj krenarë të gjithëve. Faleminderit për përkrahjen dhe dashurinë që më keni ofruar gjatë gjithë kësaj kohe keni qenë një forcë e madhe për mua. Ju dua shumë”,