Angela Martini dhe Dragos Savulescu janë bërë prindër për herë të parë. Modelja e njohur shqiptare ka surprizuar ndjekësit e saj me lajmin që ka dhënë në Instagram. Angela ka treguar se ka qenë një nënë surrogate ajo që e ka sjellë në jetë djalin e tyre duke i shprehur dhe mirënjohjen.
Modelja zbuloi se vogëlushi, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Kyree, ka lindur ditën e djeshme me 2 Dhjetor. Personazhe të shumtë publikë kanë uruar çiftin për këtë lajm të bukur.
“Djali ynë Kyree Martini Savulescu, kulmi i dashurisë sonë, lindi dje në 2 dhjetor në 2021, në Dallas, Texas.
Jemi me fat që kemi djalin tonë, me ndihmën e një gjesti të mrekullueshëm të një mbartëseje surrogate. Do i jemi përjetësisht mirënjohës gruas së mrekulleshme që mbajti djalin tonë. Zemrat rona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirserdhe në botë Kyree”, shkruan Angela.