Luana Vjollca mund të jetë tërhequr nga ekrani, por vëmendja nuk i ka munguar asnjëherë.
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur që numëron mbi dy milionë ndjekës në Instagram, arrin që të komentohet për secilin postim që bën.
Prezantuesja shqiptare së fundmi po shijon pushimet në Zvicër, dhe nga atje nuk kanë munguar as postimet joshëse.
Edhe së fundmi, Luana postoi disa fotografi në të cilat shihet e lumtur teksa qëndron në mes të rrugës duke shijuar borën dhe qytetin zviceran, Cyrihun.
“Me Borën”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e imazheve ku shihet e veshur me një xhemper rozë nga “Balanciaga”, të kombinuar me një palë pantallona të zi dhe taka të larta.