Ish banorja, Paloma, duke diskutuar për historinë e Donaldit me Borën dhe gjithë situatën e zhvilluar kohëve të fundit.
Ajo ka thënë se Donaldi duhet ta lërë automatikisht vet shtëpinë e Big Brother pasi ka viktimizuar dy femra.
Donaldi tha se situata është e ndërlikuar dhe se ka pritur një lloj “konfirmimi” nga Bora.
“Është situatë shumë e ndërlikuar. Ajo e di shumë mirë se si janë gjërat. Prisja një shenjë”, tha Donaldi.
Kur u pyet nga Arbana se pse ndodhi puthja me Borën, Donaldi tha shumë shkurt “Doja ta puthja”.
Donaldi foli edhe me marrëdhënien me Beatrix. Ai shtoi se Trixa i ka pëlqyer që në momentin që është futur në shtëpi.
“Në momentin që ka ardhur Trixa më ka pëlqyer. Nuk doja t’ia pranoja vetës që më pëqente Trixa. Ndihesha në siklet për një puthje që kisha dhënë”, tha Donaldi.