Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka falënderuar Kosovën dhe Qeverinë për nënshkrimin e marrëveshjes që i lejon vazhdimin e shfrytëzimit të ndërtesës, në të cilën janë të vendosura zyrat e Bashkimit Europian në Kosovë.
“Dje nënshkruam marrëveshjen me Albin Kurtin që i mundëson Zyrës së BE-së në Kosovë të vazhdojë të qëndrojë në ambientet aktuale. Faleminderit qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë shenjë vlerësimi për kontributin e BE-së në zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Kryeministri Kurti të enjten ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së, Szunyog.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit u tha se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend.