Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, u shpreh se personat me nevoja të veçanta kanë nevojë për mbështetje, trajtim jo diskriminues dhe politika inkluzive të institucioneve lokale dhe qëndrore.
Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se njerëzit me nevoja të ndryshme, kanë të drejta të barabarta sot dhe secilën ditë.
“Një shoqëri demokratike dhe me standarde evropiane, çfare synojmë ta kemi, e ka për obligim që të respektoj dhe të avancoj të drejtat e personave me nevoja të veçanta për shkollim, punësim, shërbime shëndetësore, mirëqenie sociale e për çdo fushë tjetër”, shkruan Krasniqi.