Trafikimi me njerëz, ministria e Arsimit i shpërblen nxënësit për pikturat më të mira

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të garës nacionale për pikturën më të mirë në nivel të arsimit të mesëm të ulët me temë kundër trafikimit me njerëz.

Nagavci ka ndarë tri çmimet e para për pikturat më të mira, ku u shpërblyen: Albina Aliu me vendin e parë, çmimi i dytë shkoi për Erza Berishën ndërsa çmimi i tretë për Alaudin Mujën.

Sipas saj, duhet që të punohet në identifikim e shpejt të këtyre rasteve, duke shtuar se këtë temë e kanë integruar në kapituj të veçantë kryesisht te lënda e Edukatës Qytetare.

“Gara nacionale për pikturën më të mirë promovon talentin e fëmijëve tanë kundër kësaj dukurie të dëmshme siç është trafikimi i qenieve njerëzore. Ne kemi qenë pjesë aktive e punës duke ushtrua rolin që na takon në parandalimin e kësaj dukurie të shëmtuar”.

“Ministria i ka të integruara në kapituj të veçantë kryesisht te lënda e Edukatës Qytetare. Nëpërmjet  shumë aktiviteteve me mësimdhënës me partnerë ka ngritur kapacitetet të shkollave ta trajtojnë këtë temë. Duhet të punojmë mirë në identifikimin e rasteve të hershme”.

“Në këtë vazhdë është kur ne po provojmë disa punë të nxënësve. Për çdo muaj do të ekspozohen punime të nxënësve që t’u japim hapësirë për të promovuar talentin e tyre”.

Naim Muja, nga Zyra e Koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz, tha se të gjithë nxënësit janë fitues të kësaj gare.

“Ne si zyre e koordinatorit nacional tash me vit po bëhet një punë e mirë. Fitues jeni të gjithë gara është për fitues nuk ka humbës.

Drejtorin për Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Polici, Fehmi Gjata theksoi se prioritet kanë parandalimin e rasteve të trafikimit.

“Policia në kuadër të mekanizmit të saj ka krijuar drejtori për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore për parandalimin. Prioritet janë aktivitetet parandaluese. Tashmë po organizojmë ceremoninë përmbyllëse për pikturën më të mirë”.

Mësimdhënësi i shkollës “Faik Konica”, Burim Jakupi shpreson që kjo garë të jetë motiv për gara të tjera sensibilizuese.

“Kam qenë i fasionuar me pikturat e tyre. Ka qenë shumë e vështirë mi zgjedh veprat. I përgëzoj mësimdhënës që kanë bërë të pamundur me marrë pjesë në këtë garë dhe shpresoja të jetë motiv për gara tjera sensibilizuese”.