Bora Zemani ka marrë një vendim të rëndësishëm.
Moderatorja më e zëshme shqiptare Bora Zemani nuk do jetë prezantuesja e Festivalit të RTSH-së siç ishte përfolur ditë më parë.
Ditë më parë ishte përfolur se Bora Zemani do ta drejtojë natën e parë të këtij emisioni, por kjo nuk rezultoi kështu.
Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Bora Zemani ka hequr dorë nga prezantimi i festivalit duke mos e parë të denjë për karrierën e saj ose ndoshta arsyeja e fshehur kanë qene trazirat e momentit.
Po të njëjtat burime kanë pohuar se në skenë krahë Jonidës, Islit dhe Kelvit do të ngjitet Xhemi Shehu.
Xhemi pas largimit nga Portokalli është tërhequr nga ekrani por duket se tashmë ka ardhur momenti të rikthehet serish.