Për shkak të kushteve atmosferike në aeroportin e Sofjes dhe erës së fortë, ende nuk janë nisur dy aeroplanët ushtarakë me eshtrat e 45 shtetasve të vdekur të Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Aeroplanët pritet të fluturojnë për 30 minuta, por kjo do të varet nga situata meteorologjike, deklaroi për MIA-n në Sofje një burim diplomatik, i cili ka dashur të mbetet anonim.
Më herët nga Qeveria e Maqedonisë konfirmuan për MIA-n se aterimi i aeroplanëve pritet për rreth një orë.